Ahmetaj ftesë opozitës: Ejani të diskutojmë ç’mund të bëjmë më mirë, pa fyerje e sharje

Ndërsa foli për projektbuxhetin 2022, zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj, tha në seancë plenare se shërbimi ndaj qytetarëve, është kryefjalë e tij. Duke iu referuara akuzave të opozitës, zëvendëskryeministri Ahmetaj ftoi të debatojnë mbi bazë statistikash si edhe të debatojnë mbi atë se cfarë mund të bëhet më mirë.

“Infrastruktura tjetër, porte aeroporte. Hajde i diskutojmë, debatojnë mund të keni ide shumë të mira, s’është se jeni pa gjë një pjesë e mirë e juaja.

Është buxheti më i mirë i 30 viteve. Familjet me vështirësi do marrin trefishin e ndihmës. Po konsolidimi fiskal e keni parë sa i kujdesshëm është?
Eksportet u rritën me 130%. Bujqësia? Do i themi të vërtetat, ka shkuar 12 mld mbështetja me gjithë pjesën indirekte të saj.

Swiss Digital Desktop Reklama

Turizmi? Kapëm nivelin e para pandemisë, falë politikës së kujdesshme që ndoqëm. Pa reforma nuk rritet një vend. Kursimet në gusht janë rritur, 250 mln $. Kur flasim për çmimet, patjetër që ka luhatje çmimesh. Pensionet, janë 2.6 mld indeksimi dhe 3.5 mld paketa e fundvitit. E dini sa e kemi shumë e fondit pa subvencionet, 1.2 mld. Që do të thotë e rrisim vitin tjetër 5%. Hajde diskutojmë c’të bëjmë më mirë” u shpreh Ahmetaj, ndërsa ftoi të diskutojnë pa fyerje e sharje.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?