Ahmetaj kritika Ballukut: Janë bllokuar financimet për projektet në rrugë

Mungesa e investimeve në infrastrukturë vazhdon të sjellë përplasje mes ministrive dhe deputetëve të mazhorancës.

Arben Ahmetaj ka renditur projektet që janë në vazhdim por thekson se Infrastruktura nuk po i financon duke vështirësuar punimet.

Arben Ahmetaj: “Milot-Balldreni nuk financohet vitin tjetër, Orikumi financohet me 300 milionë, by-pass i Tepelenës 300 milionë. Shtyhen proceset fizike për shkak të pamundësisë së financimeve.”

Swiss Digital Desktop Reklama

Ministrja e financave ka pranuar ndryshimin e afateve të pagesave

Swiss Digital Mobile Reklama

Anila Denaj: “By pass-i i Fierit megjithëse përfundon në 2021 sot rruga është funksionale dhe nuk ndikon. Në këtë aspekt ka rritur mundësinë për më tepër turizëm. Dhe by pass-i i Vlorës, Qukësit, i Shkodrës si edhe i Tepelenës janë rrugë në proces, të cilat nuk përfundojnë brenda vitit që flasim.”

Megjithatë ajo ka kërkuar që për këtë të pyetet institucioni përgjegjës.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?