Ahmetaj kundër faljes së gjobave të AKU: Të gjithë janë të barabartë para ligjit
Kryetari i Komisionit të Ekonomisë, Arben Ahmetaj ka kërkuar mbështetjen e deputetëve për mosmiratimit e ligjit për faljen e gjobave të AKU ndaj që u kapën me produkte të skaduara.
Ai tha se të gjithë duhet të jenë të barabartë para ligjit dhe se përjashtimi është antikushtetues.
“Ligji nuk duhet të miratohet. Kërkoj mbështetjen e deputetëve. Të gjithë janë të barabartë para ligjit, përjashtimi është antikushtetues.
Mosdija në lidhje me ligjin nuk është justifikim. Kjo krijon premisa tek subjektet për moszbatim ligji. Kjo periudhë ka qenë aksion kundër informalitetit e sidomos në lidhje me sigurinë ushqimore”, u shpreh Ahmetaj.
Gjithashtu edhe zv/ministrja Ermira Gjeci është shprehur se Ministria e Bujqësisë është kundër draftit të paraqitur nga deputeti Ilir Beqaj për faljen e gjobave.