Ahmetaj: Me Dritan Lelin s’ka surpriza, do ndjekim linjën e Ramës

Zv/kryeministri Arben Ahmetaj, i ftuar në ”News 24”, ka folur për raportin që ai ka me kryebashkiakun e Vlorës, Dritan Leli. Ahmetaj tha se nuk e ka takuar Lelin, pasi politikisht ka qenë i angazhuar në Tiranë. Mes të tjerash ai tha se nuk do të ketë surpriza në raport me të, pasi do të mbajë të njëjtin qëndrim si kryeministri Edi Rama.

Me zotin Leli si i keni marrëdhëniet?

Se kam takuar zotin Leli. Unë kam punuar në Tiranë politikisht. S’më ka lidhur puna me zotin Leli, politikisht. S’do të ketë asnjë surprizë, nga ajo që ka thënë kryeministri.

Do jeni i distancuar?

Unë do kërkoj mbështetjen e çdo socialist që është gati të punojë pa kushte për vendin dhe PS.

‘Thyerja’ juaj është e pakthyeshme?

S’kam ‘thyerje’ me askënd.

Si PS duke qenë se jeni në linjën e zotit Rama…

Do vijojë linjën e zotit Rama se besoj dhe se e dyta ai ka qenë deputet dhe drejtues në atë qark. Ai i di detajet në atë qark.

SHKARKO APP