Ahmetaj në “duart” e partisë, socialistët vendosin të martën

Nesër Kuvendi do të vendosë për lirinë e Arben Ahmetajt. Këshilli i Mandateve do të shqyrtojë kërkesën e SPAK-ut për arrestimin e deputetit socialist. Këshilli i Mandateve, sipas rregullores së Kuvendit, brenda dy javëve duhet të hartojë një raport për t’ia përcjellë seancës plenare, e cila merr vendimin përfundimtar.

Arben Ahmetaj ka qenë njeriu i besuar i Edi Ramës, duke i shërbyer në kabinetin qeveritar si ministër i Zhvillimit Ekonomik, më pas i Financave dhe në fund si njeriu që drejtoi procesin e Rindërtimit. Përveç administrimit të buxhetit të shtetit, ai mbajti edhe postin e zv/kryeministrit, duke firmosur çdo vendim apo projektligj të ekzekutivit në mungesë të Kryeministrit.

I njohur me pseudonimin “Tigri”, Ahmetaj rrezikon të shtojë problemet për socialistët, nëse vendos të “kafshojë” për t’u mbrojtur.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?