Ahmetaj në SPAK, socialistët i mbyllin dyert. A do të ketë ai fatin e kolegëve si Tahiri dhe Koka?

Ish-zv/kryeministri Arben Ahmetaj është nën hetim nga SPAK. Ai është një prej njerëzve më të rëndësishëm të qeverisë Rama në 10 vitet e fundit, duket se tani do të ketë një llogari të hapur me drejtësinë shqiptare.

Gjykata e Posaçme e ka regjistruar emrin e Ahmetajt si person nën hetim, ndërsa mbi të rëndojnë 4 akuza: shpërdorim detyre, korrupsion, fshehje të ardhurave dhe pastrim i parave.

Emri i Ahmetajt është lakuar gjatë vitin e fundit, si një prej njerëzve të përfshirë në çështjen e inceneratorëve, e padyshim edhe lidhjet e tij me biznesmenët Klodian Zoto dhe Mirel Mertiri, që mbajnë emrat e tyre në bizneset e plehrave. Ahmetaj i ka mohuar akuzat që e lidhnin atë me biznesmenët, edhe nga denoncimet e bëra në media, por shumë herë ai është parë të udhëtojnë me ta.

Në mes të muajit të shkuar në një program televiziv kreu i qeverisë e la në dorë të drejtësisë ish-ministrin e tij besnik, ndërkohë që një javë më pas, në një përgjigje majë më majë po në një program televiziv, Ahmetaj la të nënkuptohet se marrëdhënia e tij me kryeministrin është thyer përfundimisht.

Tani mbetet për t’u parë çfarë ndodh pas kësaj me ish-zëvendëskryeministrin. A do të ketë ai fatin e kolegëve të tij, Tahiri dhe Koka? Deri ku do të shkojë drejtësia në hetimin e saj?

SHKARKO APP