Ahmetaj “ngatërron” ministritë, flet si kryefinancier: Taksa 0 për bizneset e vogla dhe progresive janë themeli i mandatit të tretë

Ministrit të Rindërtimit, Arben Ahmetaj “nuk i ndahet shpirti” nga Ministria e Financave ndërsa vjon nga foltorja e KUvendit të thurte lavde për taksimin e dështuar progresiv të aplikuar nga socialistët rilindas gjatë këtyre 8 viteve.

”Filozofinë, sistemin fiskal. Vjen teoria nga ana tjetër, konfuzion. Diferenca është filozofike, ideologjike dhe shpirtërore.

Jo pa qëllim vendosëm taksën progresive. Shumë mund të pyesin çfarë është, ka 8 vite që e kanë shijuar në shtëpinë e tyre. Është liria nga barra fiskale, e qytetarëve me të ardhura të ulëta. 960 milionë dollarë në këto vite që kanë kaluar tek këta qytetarë dhe familje. Taksa 0 dhe taksa progresive është themeli i mandatit të treë.

Psikologjia e futur nga taksa progresive dhe 0 taksë për biznesin e vogël.”- tha Ahmetaj.

SHKARKO APP