Ahmetaj: Nisin aplikimet për garancinë e dytë sovrane
Përmes një konference për shtyp, Ministri i Rindërtimit dhe koordinator për hartimin e Planit Kombëtar të Rimëkëmbjes Arben Ahmetaj, foli për vlerësimin e Bankës Botërore për impaktin e mundshëm ekonomik e social të COVID-19 në vend.
Ai tha se për instrumentin e parë të garancisë sovrane janë miratuar 309 aplikime me një vlerë prej 40 milion eurosh.
Amhetaj theksoi se kanë nisur aplikimet për garancinë e dytë sovrane.
Arben Ahmetaj: ”Për instrumentin e parë të garancisë sovrane janë miratuar deri më sot 309 aplikime me një vlerë 40 milionë dollarë dhe do të vazhdojë. Ndërkohë garancia e dytë sapo ka nisur, pra me ditë është dhe janë që tani disa dhjetëra aplikime në 12 banka.”
”Para se ta mbyll, e theksoj që e gjithë përpjekja jonë dhe plani ynë ekonomik nuk do sigurojë thjesht dhe vetëm që ne mos të kthehemi te 2012-ta, por do të garantojmë me reforma, investime publike dhe politika ekonomike financiare ekonomike të suksesshme që të konvergohemi me rritjen e parakrizës në krye të 2 apo 3 viteve, dhe jo ashtu siç përcaktojnë institucionet ndërkombëtare, në krye të 5 viteve.”