Ahmetaj: Paketa e rezistencës nuk është e mjaftueshme, do vazhdojmë nëse do ketë nevojë
Zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj deklaroi sot se qeveria shqiptare ka injektuar 5.2 miliardë lekë në ekonomi dhe se paketa do rishikohet sepse nuk dihet kur mbaron lufta.
Duke iu përgjigjur akuzave të deputetëve të opozitës, Ahmetaj deklaroi se kjo është paketa më e madhe. Sipas tij, nuk ka në Evropë, që nuk i ka rritur çmimet e energjisë. “Ekonomia për shkak të luftës është vetë në luftë. Janë çmimet që qeveritë dhe po të përpiqen t’i kontrollojnë nuk i kontrollojnë dot. Bordi i transparencës po bën transparencë mitikuloze. Asnjë nga ata nuk janë të mbinatyrshëm që të vendosë çmimet në bursë. Paketa është 5.2 mld injektim për të mbajtur aq sa mban qeveria se populli dhe qytetarët normalisht që kanë nevojë për më shumë”, tha Ahmetaj.
KOHA JONË SONDAZH

