Ahmetaj për rindërtimin: Donacionet do jenë të konsiderueshme, kombinime mes granteve dhe kredive të buta

Në Shqipëri do të ketë 24 zona të zhvillimit për rindërtim. Ministri i rindërtimit Arben Ahmetaj në një intervistë për ABC Neës shpjegon se  në fund të shkurtit do të jenë gati tre masterplane për nisjen e punimeve në terren ndërsa kanë nisur shpronësimet.

Ndër të tjera ministri për rindërtim deklaron se do të ketë një prokurim ndërkombëtar për ndërtimin e banesave individuale.

Vëmendja tashmë është fokusuar në konferencën e donatorëve. Ministri Ahmetaj deklaron se nga të dhënat paraprake mësohet se donacionet do të jenë të konsiderueshme.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Në eksperiencën e kaluar në konferencat e kësaj natyre, donatorët vijnë mbrapsh me një mbështetje që lëviz diku te 25 – 35 % e dëmit, me kombinime mes granteve dhe kredive shumë të  buta. Unë besoj që ne do ta kapërcejmë këtë nivel të kombinimit mes granteve dhe kredive. Është bërë shumë punë”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërsa përsa i përket uljes së pritshmërive për rritjen ekonomike Ahmetaj shprehet se faza e rindërtimit do të ketë impakt pozitiv.

“Është momenti për të përdorur të gjithë atë vështirësi për të kaluar në një pozitivistet ekonomik. Jo vetëm procesi i rindërtimit që do jetë shumë i rëndësishëm, por të gjitha reformat dhe thjeshtëzimet e të bërit biznes do ta ndihmojnë rritjen ekonomike”.

Aktualisht të gjithë familjet e dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit po aplikojnë pranë njësive bashkiake. Ministri për rindërtim deklaron se deri më tani kanë aplikuar mbi 7 mijë qytetarë./abcnews.al

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?