Ahmetaj prezanton planin për rindërtimin pas tërmetit: Një pjesë e mirë e banesave individuale mbarojnë përpara Vitit të Ri
Ministri i Rindërtimit Arben Ahmetaj, duke folur për Planin e Rindërtimit 2020, deklaroi se një pjesë e mirë e banesave do të mbarojnë përpara Vitit të Ri.
“Janë edhe 2 mijë përfitues nga njësitë individuale. Janë 143 objekte arsimore që janë financuar nga buxheti i shtetit, në 33 objekte kanë filluar punimet, në 4 objekte pritet të nisin punimet, kemi 92 shkolla nga donatorët.
Një pjesë e mirë e banesave individuale mbarojnë më 31 dhjetor 2020. Kemi 92 objekte kolektive që duhen vlerësuar, shembje apo të tjera. Kanë nisur edhe ndërtimet që financohen nga qeveria turke. Brenda 15 tetorit hapen themelet e lagjes “5 maji””, tha Ahmetaj.
Arben Ahmetaj theksoi se qeveria ka disa para i ka shpërndarë për rindërtim.
”Qeveria ka akorduar 9.44 miliardë lekë, që do të shkojnë në duar të familjarëve, banesat e së cilëve janë me probleme të vogla ose mesatare. Ndërsa, 20 miliardë lekë janë shpërndarë. Janë mbi 27 mijë familje që përfitojnë brenda tetorit 2020. Deri tani janë paguar mbi 19 mijë familje dhe në dorë familjet kanë marrë 5.4 miliardë lekë”, vlerësoi ai.