Ahmetaj: Raprezalje në familjen time. BKH i kontrollon banesat, por nuk gjejnë gjë
”Një raprezale e radhës ndaj familjes së tij”, e ka cilësuar ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj kontrollet që BKH-ja kreu paraditen e kësaj të marte në banesa të familjarëve të tij në Gjirin e Lalëzit dhe në kryeqytet.
Ahmetaj thotë se të moshuarve në familjen e tij u janë marrë edhe celularët në kërkim të provave për inceneratorët. Ish-numri dy i qeverisë Rama, për të cilin thuhet se ndodhet në Britaninë e Madhe, shprehet se ajo që duhet të bëjnë autoritetet është që të merren me fondet e inceneratorëve, dhe jo me ato që ai i cilëson si “1.8 milionë euro imagjinarë” duke hedhur poshtë zërat për transferta të mundshme.
Nga detajet e reja janë zbuluar 3 transferta drejt bankave në Zvicër në shuma që variojnë nga 600-750 mijë euro. Kontrolli pranë banesës së Arben Ahmetajt pranë Liqenit Artificial në Tiranë, përfundoi brenda pak orëve dhe brenda në banesë nuk është gjetur dhe nuk është marrë gjë.