Ahmetaj sërish ministër, Akil Kraja: Sinjali i radhës i tragjedisë demokratike dhe fiskale

Ish-këshilltari i Partisë Demokratike në Këshillin Bashkiak të Tiranës, Akil Kraja, ishte i ftuar në rubrikën “Opinion” në “News24”,ndërsa foli gjatë për zgjedhjet e zhvilluara në Britani të Madhe, por edhe për pasojat që la tërmetit i 26 nëntorit.

Ai kritikoi ashpër kryeministrin e vendit Edi Ramën, ku nënvizoi faktin se ky i fundit në vend që të menaxhonte situatën e fatkeqësisë natyrore, po luan thjesht rolin e propaganduesit. Mes tjerash, Kraja komentoi zgjedhjen e Arben Ahmetaj në krye të Programit të Rindërimit, për të cilin tha se ky është një veprim tragjik si për demokracinë ashtu edhe për politikën fiskale të vendit tonë.

Pjesë nga intervista:

Kraja: Është në fakt një fitore komplekse. Na duhet ta përkthejnë në terma politikë. Janë zgjedhje të parakohshme të cilat vijnë po nga një palë zgjedhjesh të 2017, po të parakohshme. Janë dy palë zgjedhjesh të parakohshme, sepse vendosi sovrani. Realisht fitorja është në 1.2 për qind. Në terma numerikë,  është një unitet i madh politik.  Bori Jonhsnon, ish-kryetar bashkie arrin më të drejtë  në një unitet, që të fitojë në mënyrë historike.

Si po menaxhohet situata post-termet?

Kraja: 2.8 milionë banorë u kthyen në spektatorë të teatrit monopol të kryeministrit. Qeveria vonon, sepse nuk ka një bilanc për banesat e shembura. Për disa banesa procesverbalet janë të kundërta.  Kjo është braktisja e radhës. Emërimi i zotit Ahmetaj në pozicion të dedikuar është sinjali i radhës i tragjedisë demokratike, fiskale që ka mbuluar Shqipërinë. Është tragjik! Kur kërkojmë burra shtet, dhe jo kloun propagande. Ky veprim tregon se Shqipëria është marrë peng. Rama ka kapur dhimbjen kolektive.

SHKARKO APP