Ahmetaj: Shpronësim me këmbim në lagjen ”5 Maji”

Zv/kryeministri Arben Ahmetaj njoftoi vendimet e marra sot nga Këshilli i Ministrave pas mbledhjes së qeverisë.

Në deklaratën e tij për mediat, Ahmetaj tha se qeveria ka miratuar një tjetër vendim të rëndësishëm në kuadër të rindërtimit në lagjen 5 Maji, duke i hapur rrugë vijimit të punimeve me shpejtësi nëpërmjet shpronësimit me këmbim.

”Një vendim tjetër në kuadër të rindërtimit që është lagjja 5 maji, i hapet rruga punimeve me shpejtësi nëpërmjet shpronësimit me këmbim që do të bëjë të mundur vazhdimin e punës me 3 turne dhe shpronësimin e qytetarëve sipas ligjit”.

SHKARKO APP