Ahmeti: Me mendje, zemër, shpirt e lutje jam te vëllezërit dhe motrat në Shqipëri
Kreu i BDI-së Ali Ahmeti ka reaguar për situatën e rëndë ku ndodhet Shqipëria pas tërmetit të fuqishëm. Ai ka shprehur ngushëllime për familjarët që kanë humbur të afërmit e tyre nën rrënojat e banesave, ndërsa të lënduarve u ka uruar shërim sa më të shpejtë.
“Lajm i trishtë që në orët e hershme të mëngjesit për tërmetet e rënda që goditën Shqipërinë dhe u ndjenë gjithandej duke shkaktuar viktima, të lënduar dhe dëme të mëdha. Me mendje, zemër, shpirt e lutje jam me vëllezërit dhe motrat në Shqipëri, ndërsa dalja jonë në krah me të gjitha mundësitë tona nuk do të mungojë, jemi me ju! Shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta për familjet e viktimave dhe shpresën për shërim sa më shpejtë të të lënduarve”, theksohet në reagimin e Ahmetit.