“Ai në mes është baba im, po rrezikon jetën e tij”, si e ndjeu DJ Vik Kraja infektimin e të atit, doktori i njohur u shtrua sot në spital

Ditën e sotme është dhënë lajmi i trishtë se mjeku që u rikthye në shërbim te Infektivi, Dhimitër Kraja është prekur nga koronavirusi.

Burime bëjnë me dije se ai është shtruar për momentin në spital me simptoma të lehta, por mosha e tij padyshim që do të jetë një faktor rrisku në këtë situatë.

Kraja ishte kthyer me dëshirën e tij në spitalin Infektiv, ku më parë ka qenë dhe shef i pavionit. (Lexo edhe ketu lajmin)

Pak ditë më parë, djali i tij DJ Vik Kraja, do të bënte një postim prekës në rrjetet sociale, ku iu kërkonte qytetarëve që të qendronin në shtëpitë e tyre.

SHKARKO APP