”Air Albania” rifillon fluturimet nga Kukësi, hap krahët për herë të parë drejt Bazelit
Pas një sezoni të suksesshëm, këtë vit ”Air Albania” udhëton tashmë për herë të parë me fluturime direkte në Bazel. Shtimi i destinacioneve të reja është pjesë e planeve afatgjata të Air Albania për të pasur një hartë gjithnjë e në zgjerim të qiejve ku flamuri shqiptar është i pranishëm.
Fluturimet drejt Zvicrës filluan më 9 prill dhe në inagurimin e tyre në Bazel ishte i pranishëm CEO i Air Albania Z.Sinan Dilek, i cili shpeshherë kujdeset personalisht në promovimin e flamurmbajtëses dhe të Shqipërisë.
Të pranishëm në inaugurim ishin gjithashtu; ambasadori i RSH në Zvicër Z.Ilir Gjoni, Drejtori i aeroportit të Kukësit Z.Ridgers Mema dhe përfaqësues të lartë të aeroportit të Bazelit.
Aeroporti i Bazelit, “EuroAirport” organizoi pritjen për 128 pasagjerët e parë duke shënuar kështu edhe një tjetër sukses për ”Air Albania”, pasi fluturimi u shit në kapacitetin e tij të plotë.