“Air Albania” shqetësim në parlamentin e Holandës
Air Albania dhe aeroporti i Vlorës, janë në qendër të vëmendjes së deputetëve holandezë. Një letër me 9 pyetje i është drejtuar ministrit të jashtëm holandez Stefan Block nga deputeti Diter Omzig, ku kërkohen përgjigje për këto tendera dhe shkeljet që Shqipëria i ka bërë Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit. Pyetjet kërkonin sqarime mbi tenderin e aeroportit të Vlorës ku theksohet se është bërë pa garë. I njëjti shqetësim është shprehur edhe për kompaninë Air Albania.
”A keni marrë parasysh letrën e shkruar nga Kryetari i Komisionit të Çështjeve Evropiane në Parlamentin Europian drejtuar Komisionit Evropian duke deklaruar se tenderi për aeroportin në Vlorë është dhënë për tre kompani turke pa garë dhe së bashku me themelimin e Air Albania nuk ka ndjekur rregullat e tenderimit të BE-së?”,-tha Pieter Omtzigt.
Si e vlerësoni faktin se qeveria shqiptare shkeli Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit midis BE dhe Shqipërisë, si në rastin e ndërtimit të aeroportit të ri në Vlorë dhe në themelimin e Air Albania, dhe se kontratat janë dhënë direkt pa garë të hapur për kompanitë turke, kompaninë shtetërore shqiptare dhe kompaninë private shqiptare (të dyshimtë) që u krijua nëntë ditë përpara, në atë kohë, që nuk ka përvojë në fushën e aviacionit.
Deputeti holandez Omzig kërkon një shembull të një tenderi të zhvilluar në mënyrë korrekte në Shqipëri. ”A mund të jepni një shembull të një projekti të rëndësishëm në Shqipëri, ku procedura e tenderit janë krye në përputhje me rregullave të BE-së? A mund të tregoni se cilat detyrime përmbush Shqipëria nga marrëveshja e MSA-së dhe cilat jo?”.
KOHA JONË SONDAZH

