Ajazi dhe Maçi betohen si kryetarë bashkie, Gjiknuri: Do çojnë përpara projektet transformuese
Dy kryebashkiakët e porsazgjedhur të Belshit dhe të Peqinit, kandidatë fitues të PS-së kanë nisur zyrtarisht nga puna.
Teksa ka marrë pjesë në ceremonitë e betimit të tyre, sekretari i Përgjithshëm i PS Damian Gjiknuri njëherësh dhe drejtues politik i qarkut Elbasan shpreh bindjen se ky besim i dhënë nga qytetarët më 14 maj do të përkthehet në më shumë punë në shërbim të komunitetit.
“Në ceremoninë e betimit të kryetarit të bashkisë Gramsh, Besion Ajazi dhe konstituimit të Këshillit Bashkiak. Jam i bindur se Besi do e shpërblejë me punë besimin e qytetarëve në zgjedhjet e 14 majit. Ekipi i këshillit bashkiak me Besin në krye të punëve do të luajë një rol kryesor për të çuar përpara projektet transformuese për Gramshin”, tha Gjiknuri. Ndërkaq, Bukurosh Maçi bëri betimin si kryetar i bashkisë Peqin.