Ajka e diasporës shqiptare në Belgjikë drejt zgjedhjeve të 14 tetorit

Nga Sonia Memoci – 

Ethet e zjedhjeve të 14 Tetorit po afrojnë dhe komuniteti shqiptar në Belgjikë gjithmonë e më shumë po fuqizohet edhe në vendimmarrje e pjesëmarrje.

Edhe komuniteti shqiptar, do të jetë pjesë e zgjedhjeve që do të mbahen në Bruksel në Tetor të këtij viti.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në këto zgjedhje, ka dhe shumë kandidat të tjerë me origjinë shqiptare do të prezantohen në disa komuna dhe në parti të ndryshme. Ky është një hap pozitiv për Shqipërinë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Diaspora dhe emigracioni është imazhi i parë, keta janë ambasadorët e parë të vendit në krye me deputetin e parë shqiptar Amet Gjanaj, të cilët kanë nisur garimin e zgjedhjeve komunale në Belgjikë e në Bruksel.

Komuniteti shqiptar është shumë i integruar dhe në këto zgjedhje ka shumë femra si kandidate shqiptare, ky është imazh pozitiv dhe shumë inkurajues

Shumë kandidate kanë hedhur kanditaturën në një nga 19 komunat e Brukselit si :

Avni Gjanaj, Ermal Ndini, Elhami Shaqiri, Habibe Duraki, Vaile Shkodra, Luiza Duraki, Qendresa Gerlica, Alisa Aliu, Alketa Selimiaj, Ornela Prifti, Fatmir Limani.Muhamet Begaj, Behar Sinani, Megi Bala, Marsela Damzi, Florin Kola, Denisa Nela.

Por dhe në zonat e tjera në Belgjike kandidatët nuk mungojnë ndërmjet tyre, Nermin Kumanova në Namur, Eglantina Borrduri në Eeklo, Klaudja Hajdari në Vilvoorde, Deniza Miftari në Roeselare, Hamdi Latifi në Tielt.

Në zgjedhjet lokale mund të votojnë të gjithë ata që kanë shtetësinë Belge dhe ata të cilet kanë kartën e identitetit si të huaj 5 vjeçare.

Duke votuar për këto kandidatë, do të mund t’ua forcojmë pozicionin dhe të vazhdojmë me projektet në Bruksel. Falë bashkpunimit me kryetarin ne Bruksel është bërë e mundur realizimi i festimit e 28 nëntorin me veshjen e Manneken-Pis me kostumin kombëtar si dhe ngritjen e flamurit kombëtar mbi Atomiumin, festimin e pavarësisë së Kosovës përpara Bursit, pjesmarrjen për 5 javë të Tiranës si kryeqytet i Shqiptarëve në panairin e Kënaqësive të dimrit, festimin e ditës së të drejtave të grave në sallën e 10 të ekspozitave

Diaspora shqiptare vazhdon përpjekjet për të njehsuar identitetin kombëtar në formë e përmbajtje me barasvlerën e vlerave kombëtare, mes gamës së gjerë të kulturave dhe komuniteteve të ndryshme në shoqërinë demokratike-multikulturore. Nevoja për zërat e kulturave të ndryshme është bindëse dhe domosdoshmëri e komunikimit të tyre, si shprehi të humanizmit thelbësor dhe pikëpamjes teorike se raca, kultura, etnia në shoqërinë demokratike nuk janë variabla të jashtme, por më tepër tipare të qenësishme në procesin e vazhdueshëm të integrimit të tyre dhe pjesëmarrjes në jetën social-kulturore dhe diskursit politik.

Veçmas arritjeve të ndjeshme, të prekshme e të realizueshme, domethënies kulturore nga koha në kohë dhe ndryshimin brenda konteksteve social-ekonomike-kulturore dhe politike në ambient e tolerancës për diversitet, për të qenë e barabartë mes të barabartëve dhe për të arritur qëllimin e përbashkët, dinjitet e mundësi të barabarta me diversitetin e pasur multikulturor dhe pluralist.

Me këtë rast, dua të sjell pasqyrën freskuese dhe zërin, intelektual e krijues,vetëdijen e cilësive shpirtërore të kandidatëve , vizionin e tyre , pozitën dhe historinë e tyre.

Më poshtë do t’ju njohim me profilin e disa kanditatëve që marrin pjesë në këto zgjedhje.

Ahmet Gjanaj, deputeti i parë shqiptar i rajonit të Brukselit në historinë mbi 60 vjeçare të prezencës së shqiptarëve në Belgjikë. Ai është gjithashtu i zgjedhur 2 herë radhazi në komunën e tij Molenbeek si këshilltar komunal dhe në këto zgjedhje, garon për një mandat të tretë në listën e Partisë Socialiste frankofone dhe flamane belge. Zoti Gjanaj është Kryetar i Shoqatës Albabel, i shkollës Shqipe dhe i grupit të valleve Vatra si dhe i Qendrës kulturore me të njëjtin emër. Gjithashtu Gjanaj është kryetar i Unionit të Bizneseve Shqiptare në Beneluks. Në zgjedhjet e 14 tetorit Ahmet Gjanaj ka sjell një risi për komunitetin shqiptar. Me pozicionin e tij dhe njohjet e tij, Gjanaj ka arritur që të çojë në kandidimin e një sërë kandidatësh shqiptarë në disa komuna të rajonit të Brukselit.

Alisa Aliu, është kandidate e pavarur për anëtare të Këshillit Bashkiak në komunën e Koekelbergut.Alisa vjen nga Durrësi, jeton gati 20 vjet në Belgjikë. Pasioni i saj është piano e arti. Ajo jep me dëshirë të madhe mësim dhe gjeneratave të reja në piano. Ftesa i ka ardhur nga vete partia për të marrë pjesë në këto zgjedhje. Ajo dëshiron te punojne ne drejtimin social dhe atë kulturor. ‘Notat e mija për harmoninë tuaj’ është moto e saj në këto zgjedhje.

Alketa Selimaj, është kandidate për anëtare të Këshillit Bashkiak në komunën e Koekelbergut.Alketa Selimaj është 30 vjeçe dhe si shumë shqiptarë të tjerë,  është larguar me familjen nga Vlora në moshën 12-vjeçare drejt Belgjikës. Alketa ka kryer studimet Bachelor për Drejtësi dhe gjithashtu ka kryer dhe Master në studime europiane. Në gusht të  vitin 2012, ajo filloi punë si këshilltare politike për Presidenten e Parlamentit frakofon të Brukselit. Aktualisht punon me ish-kryeministren dhe ish-ministren e Brendshme të Belgjikës. Plus punës së saj si këshilltare, ajo është sekretare ndërkombëtare e të rinjve.Ajo është një vajzë e formuar intelektualisht, punëtore, guximtare, e angazhuar në shoqëri për ngritjen e mirëqeniës së popullit! Është një vajzë fisnike me taban familjar dhe gëzon një respekt nga të gjithë ata që e njohin!

Behar Sinani, 33 vjeçar, me origjinë nga Shkupi, është mishërimi i përkryer i fjalës ’Një mendje e shëndetshme në një trup të shëndetshëm’ Politikë e sport. Një kombinim sa i rrallë aq edhe i pamundur. Pregatitja e tij sportive dhe aftësitë e tij për të parashikuar, organizuar me plan të gjitha veprimet si dhe respektin që ka për rregullat dhe stabilitetin e kanë çuar në drejtime profesionale të lidhura ngushtësisht me sigurimin, paqën dhe qeverisjen.Behar Sinani ka dhe shpirtin ndërmarrës. Së fundmi ka lançuar kompaninë e tij e specializuar në teknologjitë kompjuterike në Jette ku zhvillon një ndër talentet e tij të preferuar si të gjithë të rinjët.

Denisa Nela, nga Kukësi, ka vendosur që të garojë në zgjedhjet lokale që priten të mbahen së shpejti në Bruksel.Denisa Nela ka studiuar për Ekonomi-Financë dhe po përfundon edhe specializimin për Fiskalitet.

Aktualisht ajo punon në zyrën e financave në një Organizatë Ndërkombëtare.Fokusi saj është në: menaxhimin e burimeve njerëzore, lëvizshmërinë, biznesi e organizimi si dhe mirëqenia e kafshëve.

Ornela Prifti nga Pogradeci, ajo shquhet për profesionalizmin e saj si në Parlament po ashtu dhe në Keshillin e aksionit social. Është gjithmonë e gatshme të ndihmojë këdo që ka nevojë për këshillat e saj dhe për të kontribuar për përmisimin e imazhit të komunitetit shqiptar të Belgjikës!

Mbështetja e saj bën pjesë e strategjisë për një mbështetje të të gjithë kandidatëve shqiptarë në listat PS të shumë komunave të regjionit të Brukselit! Vetëm me një qëndrim të unifikuar strategjik do të arrijmë që të fuqizohemi si komunitet në vijim të rezultateve të paarritura ndonjëherë qysh prej ardhjës tonë në Belgjikë falë përkrahjen e siguruar si deputet në këtë parti!

Klaudia Hajdari 18-vjeçare shqiptare do të jetë kandidatja më e re për këshillin e komunës Vilvoorde në Belgjikë, në zgjedhjet që do të mbahen në tetor të këtij viti, kandidon për partinë SP.A.

E lindur dhe e rritur në Bruksel nga dy prindër shqiptar, Klaudia Hajdari është studente e vitit të fundit të gjimnazit (ASO). Më herët ajo është angazhuar në organizatat e të rinjve dhe në aktivitete të tjera sociale e kulturore të zhvilluara në zonën e saj. Në moshën 16- vjeçare u zgjodh ambasadore e organizatës për të rinjtë YOUCA (Youth for Change and Action), dhe ka qenë përfaqësuesve e të rinjve belgë në disa takime ndërkombëtare.

Habibe Duraki është e lindur në Shkup, e rritur në Belgjikë, ajo shndërriti çdo kund ku ajo punon e vepron për të ndihmuar të tjerët por, sidomos për të promovuar kulturen shqipëtare!Komuniteti shqiptar në Belgjikë atë e njohin si një atdhetare e jashtzakonshme, e rritur në një familje me tradita kombëtare.Duraku ka kryer masterin në universitetin më të madhë të Belgjikës “Université Libre de Bruxelles » për kriminologji.Që në moshë të re, ajo ka ndihmuar komunitetin shqiptar për çdo procedurë administrative dhe këshilla në lidhje me të drejtat e tyre.

Vaile Shkodra është 28 vjeçarja nga Gjilani, e cila jeton dhe vepron në Belgjik.Vailja është një vajzë dinamike, aktiviste e orëve të para të shkollës Vatra, koordinatore e Qendrës Vatra, të grupit të valleve dhe të grupit të grave . Drejtoresh e qendrës kulturore « Vatra » në Bruksel me President Z. Amet Gjanaj, mësuese e shkollës shqipe dhe e gjuhes frenge për gratë shqiptare si dhe kryetare e forumit të grave në Molenbeek të Brukselit, iniciatore e idesë për ngritjen e flamurit kombëtar mbi Atomium-in e Belgjikes, hartuese e hartes etnike në zemren e Brukselit për 10 vjetorin e pavarësisë së Kosovës.

Luiza Duraki nga Haraçina-Shkup, juriste që jeton në Bruksel, është një kandidate tjetër shqiptare që do të garojë në zgjedhjet lokale në Belgjikë. Luiza është kandidate e Partisë Socialiste. Luiza është juriste dhe është një vajzë që premton shumë si në aspektin profesional si në nivelin shoqëror,

Qëndresa Gërlica, nga Prishtina, 26 vjeçare, është një nga emrat më premtues të « Listës së Kryetarit » në bashkinë e Brukselit, Laeken, Neder-Over-Hembeek dhe Haeren. Ajo shihet paraprakisht si një nga të rinjtë të denjë për të marrë mandatin e deputetit komunal.

Aktualisht ajo është studente në Universitetin Saint-Louis në Bruksel dhe njëkohësisht punon menaxhere në një firmë të njohur kozmetike. Po kështu ajo ka qenë në kryesinë e organizatës Vlera, e cila është organizata e studentëve shqiptarë të Belgjikës, në kuadër të së cilës janë organizuar shumë aktivitete në ULB. –

Deniza Miftari nga Gjilani, vetëm 22-vjeçare po synon të bëhet pjesë e Kuvendit Komunal të Roeselare, qytetit ku edhe jeton që prej se kishin migruar në Belgjikë. Si studente e shkencave sociale, Deniza prej vitesh ishte marrë me aktivitete të ndryshme të cilat kishin për qëllim mbrojtjen e të drejtave të njeriut, vetëdijesimin për emigrantë, por edhe mbrojtjen e ambientit..

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?