Ajri i ndotur ndihmon Covid-19, deputeti i PS: Të kufizohet qarkullimi i mjeteve

Profesori i biokimisë, njëherësh edhe deputet i PS-së, Besnik Bare thotë se Covid-19 ndihmohet nga ndotja e ajrit, teksa sheh si zgjidhje kufizimin e qarkullimit të automjeteve. ”Si masë paraprake para se të shkohet te mbyllja, duhet të kufizojmë trafikun se është provuar si faktori për përhapjen e infeksionit. Kam folur në mënyrë periferike me ekspertët e shëndetësisë në vend për këtë gjë. Në nivel globale duke u bërë monitorimi i PM 2.5 në shumë vende ka rezultuar se vdekshmëria për shkak të cilësisë së ajrit te personat me Covid është rreth 25%”,- tha në emisionin Arena në RTV Ora.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?