Akademia e Arteve ndriçohet me flamurin e Greqisë, Veliaj uron grekët për festën e Pavarësisë
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj uron shtetin fqinj, Greqinë për festën e Pavarësisë me një foto ku duket flamuri grek i vendosur në shenjë nderimi në Akademinë e Arteve te sheshi “Nënë Tereza” në kryeqytet.
“Pas urimit të veçantë nga Athina për festat e Nëntorit, si fqinj të mirë, edhe Tirana i uron të gjithë qytetarëve grekë 🇬🇷, gëzuar Ditën e Pavarësisë”, shkruan Veliaj në Twitter.
Në 109 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë shatërvani në sheshin Omonia në Athinë u “vesh” me ngjyren e kuqe në nderim të Dites se Pavaresise të Shqipërisë.
Pas urimit të veçantë nga Athina për festat e Nëntorit 🇦🇱, si fqinj të mirë, edhe Tirana i uron të gjithë qytetarëve grekë 🇬🇷, gëzuar Ditën e Pavarësisë! 🤝 pic.twitter.com/Wzn8IiADC7
— Erion Veliaj #B40Presidency 🇪🇺🇦🇱 (@erionveliaj) March 25, 2022