“Akademia e Barinjve”, Rama: Ata që janë më budallenj se ne e kanë. Mos prisni që shteti t’ju japë secilit lekë

Në prezantimin e buxhetit për vitin 2022 për fermerët, Rama nuk e ka lënë jashtë vëmendjes Akademinë e Barinjve duke thënë se “të tjerët, më budallenj se ne” i kanë të gjitha.

“Nuk do të thotë hajdeni tek Akademia e Shkencave, por vihen në dispozicion struktura, të cilat i mbledhin këta njerëz në një sezon të caktuar për 1 javë, 2 javë çdo vit dhe ju japin informacion për tregun, për mënyrën se si duhet të funksionojnë, për teknologjitë e reja etj dhe ja ku kthehemi tek blegtoria. Si do ta fuqizojmë blegtorinë, si do ta stimulojmë blegtorinë kur nuk shiten dot jashtë produktet? Cila është kërkesa e tyre?

Na hapni rrugët e Lindjes së Mesme. Se në BE dihet se do të jetë një histori më vete. Një nga pikat që e ka penguar sot 1 prej vendeve që është anëtar i BE ishte mishi, thertoret, standardet. Nuk të fut njeri në BE po nuk i ke këto. Por ne duhet të hapim tregje. Nuk mund të presim përfitimi që të rrimë të presim që të vijë t’i japë shteti secilit lekë. Kjo nuk ekziston.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në Shqipëri kemi shumë realitete që tregojnë sesi funksionon e kundërta. Sot falë ndryshimit të skemës, të mbështetjes që i kemi dhënë grumbulluesve, mjafton t’i thërrisni kujtesës se deri para disa vitesh, në çdo 100 metra kishte tendat që shisnin prodhime bujqësore në rrugë. Ku janë ato? Nuk ka më. Sepse ka pika grumbullimi, nuk dalin më në rrugë”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?