Akademia e FA/Xhaçka: Mësimi për studentët po bëhet online
Akademia e Forcave të Armatosura, i ka mundësuar studentëve që të vijojnë mësimin online. Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, përmes një postimi në facebook, thotë se infrastruktura nevojshme dhe eksperienca e stafit pedagogjik lehtësojnë realizimin e plotë të programit për të gjitha departamentet. “Akademia e Forcave të Armatosura po zhvillon mësimin online për të gjitha kurset e karrierës, jo vetëm me ushtarakët nga Shqipëria, por edhe me ata nga Kosova. Infrastruktura nevojshme dhe eksperienca e stafit pedagogjik lehtësojnë realizimin e plotë të programit për të gjitha departamentet, që nga ai i operacioneve, strategjisë, lidershipit/shkencave sociale e juridike”.