Akademia e FA, Xhaçka: Presim ushtarakë jo vetëm nga Shqipëria
Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka ka përshëndetur hapjen e vitit të ri akademik për Forcat tona të Armatosura.
Përmes një postimi në rrjetin social, Xhaçka shprehet se akademia e FA hap dyert për arsimimin dhe kualifikimin e mëtejshëm të ushtarakëve, jo vetëm nga Shqipëria, por edhe nga Kosova e vende të tjera aleate.
”Viti i ri akademik nis sot jo vetëm nëpër universitete, por edhe në Forcat e Armatosura të Shqipërisë. Akademia e FA hap dyert për arsimimin dhe kualifikimin e mëtejshëm të ushtarakëve, jo vetëm nga #Shqipëria, por edhe nga #Kosova e vende të tjera aleate. Suksese gjithë ushtarakëve në rrugëtimin e tyre drejt promovimit në gradë e karrierë”, uron Xhaçka.
KOHA JONË SONDAZH

