Akademia e Shkencave organizoi Forumin Publik “Përkthimi” i rritjes ekonomike në mirëqenie”
Sot, më 9 janar, Akademia e Shkencave, Seksioni i Shkencave Shoqrore dhe Albanologjike, organizoi Forumin Publik “Përkthimi” i rritjes ekonomike në mirëqenie. Forumi i sotëm është i katërti i serisë së Forumeve, që kanë nisur prej vitit 2014, ideuar nga Akademik Kosta Barjaba.
Në Forum kontribuan shkencëtarët më të njohur që ka vendi në fushën e ekonomisë dhe të mirëqenies. Mori pjesë dhe foli edhe Kryetari i Komisionit të Veprimtarive Prodhuese, Ministri i dekretuar për Sipërmarrjen Eduard Shalsi, i cili vlerësoi Forumin si një kontribut në zhvillimin e politikave të zhvillimit, rritjes ekonomike dhe mirëqenies. Vitet e fundit, rritja ekonomike po shoqërohet me rritjen e kapaciteteve punëkrijuese në mjaft sektorë të ekonomisë. Rritja ekonomike me rreth 4 përqind dhe punësimi me rreth 8 përqind, janë më të lartët e dekadave të fundit dhe ato bashkëveprojnë në mënyrë sinergjike.
Profesorët dhe ekspertët Kosta Barjaba, Adrian Civici, Arben Malaj, Selami Xhepa, Ilir Barjaba, Agim Kukeli, Mateo Spaho, Irisi Beljeri nënvizuan tashmë që rritja ekonomike po konsolidohet ka dalë në plan të parë “përkthimi’ i saj në mirëqenie për qytetarët, nëpërmjet ofrimit të shërbimeve publike cilësore e të përballueshme. Kjo mund të arrihet nëpërmjet përcaktimit të prioriteteve të zhvillimit, rritjes së produktivitetit, kontributit të tregjeve financiare e sistemit bankar, si edhe për modernizimit e përditësimit të programeve të mirëqenies. Në këtë mënyrëe, do të harmonizohet shtimi i pasurisë që krijohet në vend me rishpërndarjen e saj, duke garantuar rritjen e cilësisë së jetës së qytetarëve.
KOHA JONË SONDAZH

