Akademia e Shkencave, sot zgjidhet kryesia por pa konkurrentë

Debatet dhe puna dyvjeçare për reformimin e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë do të rezultojnë sot me votimin e kandidatëve që do ta drejtojnë këtë institucion. Përgjatë një muaji nga data 10 prill deri më 10 maj, konkurrentët për kryesinë e Akademisë së Shkencave kanë paraqitur kandidaturat e tyre, ku mësohet se ka rezultuar një mungesë dëshire për të mbajtur këto poste drejtuese dhe përfundimisht kandidaturat kanë rezultuar me një person të vetëm.

Për kryetar ka kandiduar akademiku Skënder Gjinushi për nënkryetar kandidon akademiku Vasil Tole, për pozicionin e Sekretarit Shkencor kandidon Salvator Bushati dhe për pozicionin e kryetarit të Seksionit të Shkencave të Natyrës, akademik Neki Frashëri. Mbledhja e Asamblesë së Akademisë së Shkencave për votimin e kandidaturave të kryesisë është vendosur të mbahet sot në orën 10:00 në sallën “Aleks Buda”, sipas deklaratës zyrtare të institucionit, bërë më 15 maj (e pandryshuar).

Akademia e Shkencave ka bërë të njohura procedurat e zgjedhjeve të ditës së sotme, ku mësohet se para votimit kandidatët do të paraqesin projektin e tyre për drejtimin e saj. Koha që i është lënë çdo kandidati për të paraqitur platformën është 15 minuta dhe gjatë kësaj kohe anëtarët e Asamblesë do të kenë të drejtën të bëjnë pyetje rreth projekteve.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?