Akademia e Shkencave zgjedh 12 anëtarët e rinj, nga Ardian Civici tek Pëllumb Xhufi, ja kush fituan titullin akademik

Akademia e Shkencave ka zgjedhur 12 anëtarët e rinj, të cilët pas votimit fituan edhe titullin e akademikut.

Tashmë në përbërje të Akademisë janë shtuar edhe emra të njohur si Adrian Civici dhe Mimoza Hafizi që fituan titullin akademik i asociuar, Pëllumb Xhufi dhe Genc Sulçebe, akademikë.

Të zgjedhurit do të jenë anëtarë të Asamblesë së Akademisë së Shkencave ndërkohë 2 prej tyre do jenë anëtarë të jashtëm, Ardian Ndreca dhe Ardian Vehbiu.

NJOFTIMI NGA AKADEMIA E SHKENCAVE

Akademia e Shkencave zgjerohet me anëtarë të rinj.
Përfundon procesi i zgjedhjes dhe shpallet rezultati i votimit.

Në përmbushje të rendit të ditës të Mbledhjes së Asamblesë, pikat 1, 2 dhe 3, rinjoftuar më datë 15 qershor 2020, Asambleja e Akademisë së Shkencave, në mbledhjen e saj të datës 29 qershor 2020, kreu procedurat e parashikuara në nenet 7 dhe 11 të Statutit për zgjedhjen e anëtarëve të rinj akademik e akademik i asociuar, për avancime në titullin akademik të dy anëtarëve të saj (lëvizje të brendshme), si dhe për zgjedhjen e anëtarëve të jashtëm.
Pas paraqitjes së kandidaturave nga Kryetari i Akademisë Asambleja zgjodhi komisionin e votimit për administrimin statutor të procesit zgjedhor, me këtë përbërje: akad. Neki Frashëri (kryetar), akad. Floran Vila (anëtar), akad. Jorgaq Kaçani (anëtar) dhe akad. emeritus Gjovalin Shkurtaj (anëtar).
Referuar rezultatit të shpallur nga komisioni i posaçëm pas numërimit të votave (procesverbali bashkëngjitur), Asambleja:

Vendosi

Fitojnë titullin akademik anëtarët e Asamblesë me titull të mëparshëm akademik i asociuar:
1. Arjan Durrësi;
2. Ilirian Malollari.
Zgjidhen anëtarë të Asamblesë duke fituar titullin akademik:
1. Genc Sulçebe;
2. Ilia Mikerezi;
3. Pëllumb Xhufi.
III. Zgjidhen anëtarë të Asamblesë duke fituar titullin akademik i asociuar:
1. Adrian Civici;
2. Artan Boriçi;
3. Kristina Jorgaqi;
4. Mimoza Hafizi;
5. Rajmonda Bualoti.

Zgjidhen anëtarë të jashtëm të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë:
1. Ardian Ndreca;
2. Ardian Vehbiu.

SHKARKO APP