Akademik Nazim Gruda fitoi çmimin “Artikulli më i mirë në hortikulturë 2022”

Akademik Nazim Gruda fitoi çmimin “Artikulli më i mirë në hortikulturë 2022” (Best Paper Award, Horticulturae 2022).
Shkrimi me temë “The Potential of Introduction of Asian Vegetables in Europe” u shkrua nga studentja e tij dhe ai vetë në vitin 2020.

Çmimi u shpall pasi u paraqitën në konkurrim të gjitha punimet e publikuara nga 1 janari deri më 31 dhjetor 2020 në revistën shkencore ndërkombëtare “Horticulturae”.

Akademia e Shkencave ka publikuar më parë këtë shkrim, që pati jehonë shumë pozitive në shtypin profesional.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nuk është hera e parë që akademiku Nazim Gruda vlerësohet për veprat e tij.

Swiss Digital Mobile Reklama

Është nderuar për rezultate të shkëlqyera shkencore me çmimin “Dr.-Heinrich-Baur”, të Universitetit Teknik të Mynihut në Gjermani (2003); “Courtesy Associate Professor” i Universitetit të Floridës (2004);  “Research Scholar” i Virginia Polytechnic Institute and State University, SHBA (2007).
Emri i tij listohet që nga viti 2005 në “Who’s Who in the World”, ndërsa nga Akademia e Shkencave e Shqipërisë ka fituar çmimin kombëtar shkencor” Petrit Radovicka“ (2017). Akademia e Shkencave Kineze e zgjodhi atë si “Shkencëtar i shquar” pas garës mbarëbotërore nga të gjitha shkencat për atë vit (2020); Akademia më e vjetër në botë për bujqësinë, mjedisin dhe ushqimin, “Accademia dei Georgofili” në Itali e zgjodhi anëtar korrespondent (2021) dhe po këtë vit Akademia e Shkencave Bujqësore dhe Pyjore të Rumanisë “Gheorghe Ionescu – Șisești”, Rumani e zgjodhi anëtar nderi. Disa nga punimet e tij shquhen si pararendëse dhe dritëdhënëse në diskutimet bashkëkohore shkencore si p.sh. të cilësisë së prodhimeve bujqësore dhe të ushqyerit apo të ndryshimeve të klimës, duke u renditur si punime me një indeks citimi shumë të lartë (highly cited) ose në 1% të artikujve shkencorë në “Web of Science”. Edhe në vlerësimin fundit të kryer nga ekspertët e Universitetit të Stanfordit në SHBA 2021, ai hyn në 2% të shkencëtarëve më me ndikim në botë “World’s Top 2% Scientists”.

Akad. Gruda është përfaqësues i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë në Unionin e Akademive Europiane për Shkencat e Aplikuara të Bujqësisë, Ushqimit dhe Natyrës (UEAA); një nga dy përfaqësuesit e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë në grupin e punës të Federacionit të Akademive Europiane të Shkencave dhe Humaniteteve (ALLEA) në Shkencat Europiane; Kryetar i grupit të punës të Shoqatës Ndërkombëtare të Shkencave të Hortikulturës për Europën Juglindore; Kryetar i Grupit të Punës të Organizatës Ndërkombëtare të Ushqimit dhe Bujqësisë (FAO) për prodhimin në serra të Evropës Juglindore dhe anëtar i grupit të punës për Mesdheun; Këshilltar për hortikulturën pranë Ministrisë Federale të Ushqimit dhe Bujqësisë në Gjermani; Anëtar i Bordit Këshillues të Sistemeve të Qarkullimit të Plastikës në Bujqësi, Gjermani; Anëtar i Komitetit të Përhershëm të Programit të Doktorantëve në Sistemin e Bujqësisë së

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?