Akademiku Artan Fuga i infektuar me koronavirus: Rikthehem me shpresë

Placeholder Image

Akademiku Artan Fuga ka njoftuar se prej 17 ditësh ka qenë i infektuar me koronavirus.

Në një postim në llogarinë e tij në Facebook, profesor Fuga njofton se tashmë i është rikthyer komunikimit me ndjekësit e tij ” me shpresën që nuk do të rikthehet nga andej ku ka qenë.

Më tej, Fuga falenderon mjekët dhe miq e të afër që i kanë qëndruar pranë.

Postim

“Pas 17 ditësh kur ka qenë e pamundur të komunikoj për shkaqe të kuptueshmë në ditët tona, rikthehem në komunikim me shpresë dhe besim se nuk do të rikthehem më atje nga ku po rikthehem!

Falenderoj pa masë dr. Arian Harxhi, prof., si edhe të gjithë miqtë që nuk m’u ndanë asnjë cast, kolegë, mjekë, të afërm, të njohur e të panjohur, që na ndihmuan me gjithçka mundën dhe kishin.

Përulem!” 

SHKARKO APP