Artan Fuga ironizon ditën e sotme e cila duhej të ishte e Rinisë
Akademiku i njohur Artan Fuga, përmes një postimi në rrjete sociale ka përcjellë me ironi festimet e sotme në Ditë e Rinisë, ku drekojnë apo pijnë verë. Ai ironizon edhe kongresin e PS.
Reagimi i plotë:
Përshëndet me brohoritje delegatët e Kongresit që po mbahet duke qëndruar me orë të tëra përpara portave të Pallatit të Kongreseve, manifeston me gëzim dhe pankarta nëpër rrugët e qyteteve duke brohoritur për ata që i sollën lirinë, gjithë andej takime entuziaste me përfaqësues të Dhjetorit të Madh ’90, ku ata priten me entuziazmin dhe mirënjohjen e rinisë së sotme, sallat e bibliotekave dhe pallateve të kulturës edhe në fshatrat më të largëta mbushur plot e përplot me të rinj ku përkujtohen ngjarjet e mëdha të demokracisë, nga të gjitha vendet e Evropës kanë ardhur miq dhe të ftuar që përshëndesin rininë shqiptare, gara noti dhe kanoe janë kryer nga të rinj shqiptarë në të gjitha ngushticat e Evropës dhe të Skraparit, talentet shqiptare në matematikë dhe gjimnastikë kudo në olimpiada sot po nderohen nga mijëra sportistë të botës, ekipet zinxhir të futbollit po bëjnë ndeshje miqësore me kuble perëndimore fëmijësh, gjithë andej mbrëmje, party, ku festohet hyrja e afërt në Evropë, dymijë çifte të reja hynë sot për herë të parë në apartamentet e blera me hua pa asnjë interes, gjithçka në një dritë fishekzjarresh!.
Vërtet një ditë feste!