Akademiku Rexhep Qosja feston e 84-vjetorit të lindjes, Ruçi: Pikëtakim i qytetërimit shqiptar me kulturën botërore

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, i ka dërguar sot një letër urimi Akademikut Rexhep Qosja, me rastin e 84-vjetorit të lindjes.

“I dashur Profesor,
Me rastin e 84-vjetorit të lindjes Ju uroj shëndet dhe jetë të gjatë e të lumtur.
Ju, i dashur Profesor Rexhep Qosja, jeni një ndër krenaritë e kombit shqiptar.
Një personalitet si Ju, me veprimtari të shumanshme; mendje erudite, me ndihmesa të shquara e cilësore në mjaft fusha: në historinë e letërsisë dhe të qytetërimit shqiptar, në historinë politike të shqiptarëve; veprimtar me vetëdije qytetare e kombëtare të lartë, i bëni nder kombit shqiptar dhe çdo shqiptari.
Ju jeni sot një ndër referencat më të rëndësishme të kombit shqiptar dhe të çështjeve shqiptare dhe një ndër pikëtakimet e kulturës e qytetërimit shqiptar me kulturën botërore.
Jam i lumtur t’Ju uroj në këtë përvjetor të ditëlindjes, si kryetar i Kuvendit të Shqipërisë, por edhe si një lexues i veprës Tuaj.”, shkruan Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, në urimin për Akademikun Rexhep Qosja.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?