AKEP shtyn afatin për portalet e paregjistruara

Autoriteti i Komunikimit Elektronik dhe Postar publikoi në faqen zyrtare një listë me 44 emra portalesh të paregjistruara në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit. Në këtë komunikatë të shpërndarë për mediat AKEP në mënyrë ultimative u kërkon këtyre mediave online që të regjistrohen në QKR dhe brenda 72 orësh te deklarojnë niptin përkatës në seksionin Kontakt të faqes së tyre online ose në të kundërtën do të mbyllen.

“Disa prej tyre, janë të regjistruar por nuk e kanë të shfaqur në website të tyre kodin apo NIPT-in në faqen e tyre. Kështuqë AKEP do të monitorojë, çdo subjekt duhet të ketë një kod në faqe.” U shpreh kreu i AKEP.

Mes portaleve të gjetur në parregullsi janë edhe domene të marra në shtete të tjera me prapashtesën .net dhe .it që janë jashtë juridiksionit shqiptar. Por sipas AKEP për çdo rast të tillë do të konsultohet ngushtësisht me autoritetin e mediave audiovizive.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Sigurisht autoriteti përkatës është AMA, besoj është edhe organi i cili do të referojë në vijim të gjithë përputhshmërinë ligjore të funksionimit të mediave online AKEP përgjigjet vetëm për pjesën e domain vetëm për pjesën e on line”

Swiss Digital Mobile Reklama

Por vetë AMA nuk ka asnjë kompetencë ligjore mbi mediat online për të cilat nuk ekziston një ligj rregullator si në rastin e mediave audiovizive.

Nisma e kryeministrit për mbylljen e portaleve të paregjistruara pjese të paketës antishpifje të paralajmëruar prej tij ka provokuar reagime brenda komunitetit të gazetarëve dhe atyre që drejtojnë dhe administrojnë media on line.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?