Akreditimi për institucionet e arsimit të lartë, ja cilat do jenë fazat

Pas mbylljes së disa universiteteve private vitin e kaluar, për Ministrinë e Arsimit ky ishte vetëm hapi i parë në tërë procesin e reformimit të arsimit.

Procesi i akreditimit të IAL-ve do të ketë dy faza. Faza e parë është ajo e akreditimit të institucionit, që ka të bëjë me mënyrën si funksionon ai, kurse faza e dytë është ajo e akreditimit të programeve të studimit, që ka të bëjë me mënyrën se si zhvillohet një lëndë në një degë të caktuar.

Pas kontrollit të kritereve të ligjshmërisë, që MAS zhvilloi për herë të parë në të gjitha IAL-të në vend, ekspertët britanike të QAA dhe ata shqiptarë të APAAL do të bëjnë akreditimin dhe rankimin cilësor të të gjitha institucioneve të arsimit të lartë publike e private.

Nënshkrimi i marrëveshjes në muajin dhjetor 2014-të n me agjencinë britanike, nga ekspertët e kësaj agjencia dhe të agjencisë shqiptare, do të mund të përcaktohet metodologjia që do përdoret, për të filluar më pas procesin e akreditimit dhe vlerësimin e kritereve të cilësisë për të gjitha Institucionet e arsimit të lartë, publike dhe private. 

SHKARKO APP