Aksesi financiar në shëndetësi – Mbi 40 mln lekë për spitalet rajonale e bashkiake

Hartim i projekt preventivave të  zbatimit për disa Spitale Rajonale dhe Bashkiake do ti kushtojë buxhetit të shtetit mbi 40 milionë lek. Ky fond do të përdoret për disa spitale rajonale e bashkiake si dhe për institucione shëndetësore në varësi të Ministrisë së Shëndetësisë. Konkretisht spitalet e Beratit, Gjirokastrës, Lezhës, Matit dhe Pogradecit do të përfitojnë nga ky projekt me vlerë maksimale 34.6 milionë lekë me TVSH.

Ndërsa institucionet si Qendra Kombëtare e Transfuzionit të Gjakut si dhe Qendra Kombëtare e Mirërritjes, Zhvillimit dhe Rehabilitimit të Fëmijëve do të shpenzojnë rreth 6.6 milionë lekë për këtë projekt. Objektivi i Projektit është të kontribuojë për përmirësimin e efikasitetit të kujdesit shëndetësor në spitalet e përzgjedhura, të përmirësojë manaxhimin e informacionit në sistemin shëndetësor dhe të rrisë aksesin financiar tek shërbimet shëndetësore.

Shërbimet që kërkohen të kryhen kanë të bëjnë me përmirësimin e infrastrukturës spitalore ku përfshihen punime përmirësimi, mobilimi të godinave. Në këtë  kuadër  strukturat ekzistuese do t’i nënshtrohen përmirësimeve, rinovimeve dhe zgjerimit që do të bëjnë të mundur modernizimin dhe përmirësimin e ofrimit të shërbimit. Objektivat specifike të këtij projekti janë që të bëhet vlerësimi teknik-ekonomik  i ndërtesave ekzistuese, të studiohet  projektimit inxhinierik, si dhe të përgatitet harta e mobilimit për zonat  e përcaktuar.

Swiss Digital Desktop Reklama

/SCAN

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?