Akset e bllokuara nga koha e keqe

 

Ministria e Punëve të Brendshme, nëpërmjet Emergjencave Civile ka shpërndarë mjetet borëpastruese dhe fadroma në disa rrethe si: Shkodër, Malësi e Madhe, Pukë, Kukës dhe Dibër. 

Në të gjithë qarkun Kukës ka pasur reshje bore e cila ka arritur deri në 10 cm në qytetin e Kukësit dhe 15 cm në qytetin e Bajram Currit.. Dëbora e rënë ka shkaktuar bllokimin e aksit rrugor Krumë – Qaf -Prush që të nxjerr në Kosovë. 

Në Malësi të Madhe ka pasur reshje dëbore në zonën e Vermoshit dhe zonën e Thethit. Aksi rrugor Qaf -Thore – Theth është i bllokuar. 

Në doganën e Kapshticës ka pasur një bllokim të aksit rrugor Bilisht – dogana Kapshticë, por janë marrë masat menjëherë me 2 borëpastruese për pastrimin e këtij aksi rrugor. 

Disa probleme në qarkullim janë shfaqur edhe në aksin rrugor Korçë- Dardhë ku në pjesë të caktuara ka pasur bllokime.

SHKARKO APP