AKSHI: Rikthehen në normalitet 1224 shërbimet online në e-Albania, njehsimi i diplomave ende jashtë funksionit

Pas sulmit kibernetik në faqet qeveritare online, është punuar intensivisht për 4 javë dhe është bërë e mundur që të jenë të aksesueshme shërbimet online për qytetarët dhe bizneset.

AKSHI informon se 1224 nga 1225 shërbime online që jepen mund të përdoren nga qytetarët dhe bizneset me të njëjtën shpejtësi dhe lehtësi si më parë. I vetmi shërbim me të cilin po punon ende stafi i inxhinierëve është njehsimi i diplomave dhe certifikatave të lëshuara nga institucionet e huaja.

Platforma e-Albania aksesohet dhe nga jashtë territorit të Republikës Shqipërisë dhe mund të aplikohet për 36 shërbimet konsullore. Në funksion të plotë janë shërbimet e vërtetimit të pagesës së aftësisë së kufizuar; kryerja e pagesave të ujit për UKT Tiranë; aplikimet për Leje ndërtimi (e-Lejet), vlerësimit të ndikimit në mjedis dhe përdorimit te burimeve ujore.

Kujtojmë se një grup i FBI është dislokuar në Tiranë për të mbështetur hetimet për zbulimin e autorësisë së sulmit kibernetik ndaj sistemit të shërbimeve online në vendin tonë.

SHKARKO APP