Aksi Fushë Krujë-Mamurras, digjet mjeti i OSBE-së pas aksidentit

 

Një autoveturë është përfshirë nga flakët paraditen e sotme, në aksin rrugor Fushë Krujë – Mamurras.

Mjetin me targa maqedonase e goditi nga pas nga një autoveturë tjetër duke shpërthyer në flakë. Nga përplasja, që ndodhi në afërsi të fshatit Thumanë, nuk pati të lënduar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Por nga aksidenti u rëndua qarkullimi i automjeteve të tjera dhe udhëtarëve për rreth një orë .  Pasi u largua mjeti i djegur që drejtohej nga një përfaqësues i OSBE-së,  me ndihmën e policisë rrugorë u arrit të normalizohej trafiku më vonë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?