Aksi Korçë-Pogradec mbulohet nga mjegulla e dendur, shoferët duhet të bëjnë kujdes
Aksi nacional Korçë – Pogradec është përfshirë nga mjegulla e dendur e cila ka vështirësuar qarkullimin e mjeteve ku për shkak të dendësisë shoferët janë detyruar të ulin shpejtësinë.
Mësohet se ky fillim viti ka pasur fluks të mjeteve në këtë aks në drejtim të Korçës qytet i cili vijon të presë qindra vizitorë ndaj dhe nga policia drejtuesve të mjeteve iu bëhet thirrje për të treguar sa më shumë kujdes,të respektojnë rregullat e qarkullimit dhe të ulin shpejtësinë.
Zona të ndryshme të juglindjes sidomos akset nacionale përgjatë një jave kanë patur prezencë të shtuar te mjegullës.
KOHA JONË SONDAZH

