Aksi Lezhë-Shkodër, një makinë në flakë, dyshohet për tre viktima

Një makinë në aksin Lezhë-Shkodër, tek vendi i quajtur kryqëzimi i Blinishtit, është përfshirë nga flakët në orët e mbrëmjes së sotme dhe të dhënat paraprake flasin për tre viktima dhe një të plagosur.

Makina tip MBW ku edhe mendohet se ndodhen viktimat është shkrumbuar plotësisht.

Nuk dihet ende shkaqet e këtij incidenti të rëndë, nëse është aksident apo ndonjë atentat.

Swiss Digital Desktop Reklama

Policia dhe zjarrfikëset si dhe ambulanca kanë  mbërritur me shpejtësi në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen dhe rrethanat e kësaj ngjarje të rëndë. 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?