Aksi Lezhë-Shkodër, përplasen tre makina, humb jetën këmbësori

 

Aksident tragjik me një të vdekur është shënuar në orët e para të mëngjesit .

Përplasja e tre makinave në afërsi të Urës së Milotit në  superstradën Lezhë- Shkodër ka shkaktuar vdekjen e një kalimtari.

Viktima është ende i paidentifikuar, ndërsa drejtuesit e tre mjeteve u shoqëruan në polici.

Sipas veprimeve të  para të policisë së Lezhës, ngjarja ndodhi në  vendin e quajtur Gajush, në afërsi të urës Mat . Në  aksident u përfshinë një Passat, mjeti tip BMV dhe një autoveturë tip Seat.

Mjeti tip Passat që  drejtohej nga Faik Ara nga Shkodra përplasi këmbësorin, kurse 2 automjetet e tjera që po lëviznin në të njëjtin drejtim nga Milot  Lezhë, janë aksidentuar me njëra- tjetrën .

SHKARKO APP