Aksident, 22-vjeçari përplas makinën e policisë

Një aksident është regjistruar në qytetin e Elbasanit, ku si pasojë e tij është përfshirë dhe një automjet i Policisë së Shtetit. 22-vjeçari A.J. ndërsa drejtonte mjetin e tij Benz është përplasur me makinën tip “Hyundai”, me drejtues shtetasin A.H, efektiv i Komisariatit të Policisë Elbasan. Si pasojë e aksidentit nuk ka persona të lënduar, ndërkohë që kanë nisur hetimet për zbardhjen e dinamikës.

SHKARKO APP