Aksident gjatë punimeve, humb jetën punonjësi i aeroportit të Kukësit

Një punonjës i aeroportit të Kukësit ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti në punë.

News 24 raporton se ngjarja ka ndodhur në kantierin e ndërtimit të këtij aeroporti.

Dyshohet se punonjësi është goditur nga kova e ekskavatorit.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

SHKARKO APP