Aksident i autobusit të kombëtares në Kopenhagën, të gjithë me taksi!

Kombëtarja Shqiptare mori një barazim të çmuar në Kopenhagen, 0-0, ndaj Danimarkës, dhe një ditë pas ndeshjes ka nisur të mendojë për sfidën e ardhshme me Portugalinë. Por jo gjithçka ka shkuar mirë. Kombëtarja ka zhvilluar një seancë stërvitore paraditen e kësaj të shtune në kryeqytetin e Danimarkës, Kopenhagen, por autobusi që do të transportonte stafin dhe futbollistët e përfaqësueses drejt fushës ku do të zhvillohej stërvitja, ka pësuar aksident gjatë rrugës për në hotel.

Në pamundësi për të udhëtuar të gjithë bashkë pjesëtaret e kombëtares janë detyruar të marrin disa taksi, për të vijuar në kohë përgatitjet për ndeshjen me Portugalinë, që do të zhvillohet të hënën në Elbasan Arena.

Në këtë seancë stërvitore lojtarët që nuk luajtën në Telia Parken kryen ushtrime shkrydhëse, ndërsa stafi mjekësor vazhdon të monitorojë me shumë kujdes gjendjen e mbrojtësit Elseid Hysajt, që pritet të rikthehet në dispozicion të De Biasit, para ndeshjes së ditës së hënë me Portugalinë.

Portugezët e humbën miqësoren me Francën 0-1 të premten në mbrëmje dhe kërkojnë të mos kenë të njëjtin fat me kuqezinjtë në “Elbasan Arena”. Portugalia kryeson me 12 pikë grupin tonë eliminator, ose ka një pikë më shumë se Shqipëria dhe Danimarka.

Por nëse kuqezinjtë triumfojnë sërish, si në ndeshjen e parë në Portugali, do të marrin kryesimin e grupit dhe thuajse  sigurojnë kalimin direkt në finalet e Europianit, “Francë 2016” 

SHKARKO APP