Aksident i dyfishtë në Elbasan, dy të plagosur rëndë
Aktualitet E Premte, 4 Korrik 2025 14:37
Një aksident i rëndë ka ndodhur rreth orës 14:05 në aksin kombëtar Peqin-Elbasan.
Sipas burimeve paraprake nga vendngjarja, dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin duke u shkatërruar pothuajse plotësisht.
Nga aksidenti kanë mbetur të plagosur rëndë dy persona, të cilët janë transportuar me urgjencë drejt spitalit rajonal për të marrë ndihmën mjekësore të nevojshme.
KOHA JONË SONDAZH

