Aksident i frikshëm në aksin Levan Vlorë/ Makina përfundon me goma përpjetë. Shoferja…

Një aksident i frikshëm ka ndodhur pak minuta më parë në autostradën e re Levan-Vlorë, në vendin e quajtur nënkalimi i Novoselës.

Një mjet tip ‘Honda’ me targa AA 711 CZ, ka humbur kontrollin si pasojë e shpejtësisë së lartë dhe është përmbysur në rrugë.

Fatmirësisht drejtuesja e mjetit nuk ka pësuar lëndime.

Swiss Digital Desktop Reklama

Dyshohet se ajo ka humbur kontrollin e makinës  teksa ka ngatërruar daljen pranë nënkalimit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Policia ka mberritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të aksidentit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?