Aksident i frikshëm në Levan-Tepelenë/Fëmijë të vegjël në dy makinat copë-copë

Një aksident i frikshëm ka ndodhur mbrëmë në aksin Levan – Tepelenë në vendin e quajtur “24 orarëshi”, Poçem. Si pasojë e aksidentit, kanë mbetur të lënduar shtatë persona, mes tyre një 2-vjeçar.

Sipas pamjeve të siguruara nga vendi i ngjarjes, duket se përplasje mes dy automjeteve ka qenë “kokë më kokë” dhe shumë e fortë, duke shkaktuar dëme të mëdha.

Burimet paraprake kanë pohuar se në spitalin Rajonal të Fierit janë dërguar për të marrë ndihmën mjekësore 5 persona, ndërsa dy të tjerët pritet të mbërrijnë nga momenti në moment.

Fier/Informacion paraprak

Rreth orës 19:50, në aksin rrugor “Levan-Tepelenë”, automjeti tip “Nisan” me drejtues shtetasin R. Sh., është përplasur me automjetin tip “Honday” me drejtues shtetasin S. C.

Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar dy drejtuesit e mjeteve, 3 pasagjerët në mjetin “Nisan” (18 vjeç, 12 vjeç dhe 10 vjeç) si edhe 2 pasagjerë në automjetin tip “Honday” (9 vjeç dhe 2 vjeç), të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit.

SHKARKO APP