Aksident i frikshëm! Shoferi humb kontrollin dhe përplas 4 automjete (Foto)

Një aksident i rëndë është shënuar në orët e vona të natës, në autostradën që lidh Lezhën me Laçin.

Drejtuesi i një automjeti, për shkak të shpejtësisë shumë të lartë ka humbur kontrollin dhe për pasojë është përplasur me 4 automjete, të cilat ishin parkuar në afërsi të rrugës.

Fatmirësisht, nga ky aksident nuk ka të lënduar në njerëz , vetëm dëme të shumta materiale. Policia ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes.

SHKARKO APP