Aksident i frikshëm tek Ura e Tabakëve në Tiranë, automjeti përfundon në trotuar, shpëtojnë mrekullisht dy kalimtarët
Një aksident ka ndodhur tek Ura e Tabakëve në Tiranë ku një automjet me shpejtësi të lartë ka dalë nga rruga dhe ka rrezikuar jetën e dy kalimtarëve të cilët mrekullisht kanë shpëtuar pa lëndime. Ka qenë pikërisht një pemë e cila ka shpëtuar jo vetëm kalimtarët por edhe drejtuesin e automjetit i cili me shumë gjasa do të përfundonte në lumin Lanë.
Në fotot e publikuara nga faqja e Harta Digitale e Aksidenteve Rrugore dallohet automjeti ngjyrë gri i cili ndodhet në trotuarin afër shtratit të lumit Lanë i goditur me pemën.
Vetëm dy ditë më parë një aksident në ‘Xhammlik’, tek rruga Xhanfize Keko në Tiranë i mori jetën dy kalimtarëve Erjon Balla, 36 vjeç, dhe Hidajete Salliu, 73 vjeçtë cilët edhe pse nuk kishin lidhje fare me aksidentin e ndodhur mes dy automjeteve, u përplasën në trotuar nga një ‘Volkswagen Beatles’.