Aksident i rëndë, 1 i vdekur

Një aksident automobilistik me një të vdekur ka ndodhur mbrëmjen e sotme në periferi të Lushnjes.

Mësohet se orës 21:10, në fshatin Ngurrëz e Madhe, Lushnje, B.Ç, 57 vjeç, banues në Ngurrëz, duke drejtuar mjetin tip zetor është përplasur me një motoçikletë që drejtohej nga Q.Ç, 76 vjeç, banues në Ngurrëz, Lushnje.

Q.Ç ka ndërruar jetë rrugës për në spital, bëjnë me dije burime zyrtare nga Policia.

Swiss Digital Desktop Reklama

Është shoqëruar B.Ç në Komisariatin e Policisë Lushnje dhe po punohet për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?